Sport

Balotelli mbron Berardin: “Mourinho flet shumë…”

Sulmuesi i Adana Demirspor thotë se trajneri portugez, me të cilin ka punuar te Inter, e ka ekzagjeruar

6 Dhjetor 2023, 11:59 Nga DOSJA

Balotelli mbron Berardin: “Mourinho flet shumë…”

ITALI - Pas kritikave të ashpra që José Mourinho i bëri sulmuesit të Sassuolos, Domenico Berardi, pas ndeshjes me Romën të dielën e kaluar, të cilën skuadra e trajnerit portugez e fitoi 2-1, Mario Balotelli doli në mbrojtje të lojtarit italian.  

“Mourinho flet shumë, është miqësor dhe serioz. Është stili i tij. Berardi është një djalë i mirë dhe i sjellshëm. Fakti i të bërit diçka inteligjente në fushë, nuk mund të ndryshojë opinionin e njerëzve”, tha ai duke folur për TV Play.

Balotelli mbron Berardin: “Mourinho flet shumë…”

Kujtojmë që José Mourinho tha se Berardi: “Ai duhet të ketë më shumë respekt për kundërshtarët dhe lojën, ai bën shumë për të destabilizuar lojën, për të fituar penalltitë inekzistente. Unë e dua lojtarin dhe cilësitë e tij, por nuk më pëlqejnë ato qëndrime në fushë”.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll