Sport

Vitit 2023 po shkon drejt fundit, ja kush janë lojtarët që kanë luajtur më tepër futboll!

Observatori i Futbollit CIES ka hartuar listën, e përditësuar në javën e parë të dhjetorit, me lojtarët me më shumë minuta të luajtura gjatë vitit kalendarik.

6 Dhjetor 2023, 11:20 Nga DOSJA
Vitit 2023 po shkon drejt fundit, ja kush janë lojtarët që

ZVICER - 2023 po i vjen fundi. Një vit plot ndeshje dhe një numër gjithnjë në rritje vitet e fundit, duke sjellë edhe polemika të ndryshme mes vetë lojtarëve. Ndërkohë, Observatori i Futbollit CIES ka hartuar listën, e përditësuar në javën e aprë të dhjetorit, me lojtarët me më shumë minuta të luajtura gjatë vitit kalendarik.

Duke marrë parasysh të gjithë lojtarët në të gjithë Botën, mbrojtësi i Palmeiras, ish-AC Milan, Gustavo Gomez qëndron në krye të renditjes, duke luajtur aktualisht 70 ndeshje, me mbi gjashtë mijë minuta të luajtura. Për të filtruar të dhënat, ne analizojmë vetëm lojtarët që i përkasin klubeve anëtare të UEFA-s. Renditja merr në konsideratë ndeshjet zyrtare të luajtura ndërmjet klubeve, kombëtareve U-21 dhe kombëtareve A.

2023, renditja e lojtarëve nga garat e UEFA-s që kanë luajtur më shumë:

Bruno Fernandes  (Manchester United) - 5748 minuta të luajtura

David Hancko (Feyenoord) - 5248 minuta të luajtura

Antonio Rudiger (Real Madrid) - 5223 minuta të luajtura

Patrick Berg (Bodo Glimt) - 5141 minuta të luajtura

Dusan Tadic (Ajax/Fenerbahce) – 5050 minuta të luajtura

Manuel Akanjii (Man City) - 5049 minuta të luajtura

Arthur Vermeeren (Royal Antwerp) - 5015 minuta të luajtura

Federico Valverde (Real Madrid) - 5002 minuta të luajtura

William Pacho (Eintracht) - 4981 minuta të luajtura

Nemanja Gudelj (Sevilla) - 4977 minuta të luajtura

Rodri Hernandez (Man City) - 4964 minuta të luajtura

Yukinari Sugawara (AZ Alkmaar) - 4928 minuta të luajtura

Fredrik Aursnes (Benfica) - 4921 minuta të luajtura

Callum McGregor (Celtic) - 4896 minuta të luajtura

Declan Rice (West Ham/Arsenal) - 4871 minuta të luajtura

Samuel Gustafson (BK Hacken) - 4796 minuta të luajtura

Bryan Cristante (Roma) - 4782 minuta të luajtura

Erling Haaland (Man City) - 4782 minuta të luajtura

Sven Kums (Gent) - 5742 minuta të luajtura

Stanislav Lobotka (Napoli) - 4724 minuta të luajtura

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll