Sport

Bellingham kopjon selfie-n e Leo Messit, pas fitimit të titullit 'Golden Boy 2023'...

Jude Bellingham ka kopjuar foton e Lionel Messit. Ai ka bërë një selfie, duke reflektuar mbi trofeun që ka marrë për titullin “Golden Boy”.

6 Dhjetor 2023, 10:30 Nga DOSJA

Bellingham kopjon selfie-n e Leo Messit, pas fitimit të titullit

SPANJE - Jude Bellingham ishte fituesi i madh në votimin e muajit të kaluar të gazetës "Tuttosport" për titullin "Golden Boy 2023" (talenti më i mirë i futbollit në botë për lojtarët nën moshën 21 vjeç).

Të hënën mbrëma, mesfushori 20-vjeçar i Real Madrid mori çmimin e tij në një ngjarje vezulluese në Torino.

Menjëherë pasi fitoi çmimin e tij, futbollisti i “Mbretëreshës” ka bërë një selfie, duke reflektuar topin që ka marrë si çmim.

Bellingham kopjon selfie-n e Leo Messit, pas fitimit të titullit

Kjo foto e realizuar dhe postuar nga futbollisti i ri, të kujton selfie-n e Lionel Messit me “Topin e Artë”, të fituar në 2015-ën.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll