Aktualitet

Një vit pas xhubletës, Transumanca futet në UNESCO

Transumanca, tradita e shtegtimit të bagëtive, është një traditë e lashtë që ka kapërcyer shekujt dhe shtetet; një mënyrë jetese e pasur me këngë pastorale, instrumente, veshje, rite, festa dhe kulinari.

6 Dhjetor 2023, 10:27 Nga r.ll
Një vit pas xhubletës, Transumanca futet në UNESCO
foto ilustruese

TIRANË- Një vit pasi xhubleta u fut në UNESCO, Transumanca gjithashtu do të përfshihet në listën e trashëgimisë kulturore. Kjo u votua nga Komiteti Ndërqeveritar i Mbrojtjes së Trashëgimisë Kulturore Jomateriale.

Ministrja e Kulturës, Elva Margariti njofton se vendi ynë kishte aplikuar më një dosje të përbashkët me Spanjën, Andorën, Kroacinë, Francën, Luksemburgun dhe Rumaninë.

Kjo dosje u hartua nga Ministria e Kulturës me mbështetjen financiare të Fondit Shqiptaro-Amerikan për Zhvillim.

Ekspertët që hartuan dosjen janë: Esmeralda Lici, ekspert/koordinator për Jugun e Shqipërisë; Zef Gjeta, ekspert/koordinator për Veriun e Shqipërisë; Suzanne Ogge, ekspert i UNSCO-s; Meri Kumbe, ekspert i UNSCO-s; Bendis Pustina (Ministria e Kulturës); Sokol Muça (Instituti Kombëtar i Regjistrimit të Trashëgimisë Kulturore); Niko Kotherja (Qendra Kombëtare e Veprimtarisë Tradicionale).

Transumanca, tradita e shtegtimit të bagëtive, është një traditë e lashtë që ka kapërcyer shekujt dhe shtetet; një mënyrë jetese e pasur me këngë pastorale, instrumente, veshje, rite, festa dhe kulinari.

POSTIMI I PLOTË:

Transumanca në UNESCO! Një lajm i mirë vjen nga Botswana: Plot një vit pasi xhubleta u pranua nën mbrojtjen e @unesco, Komiteti Ndërqeveritar i Mbrojtjes së Trashëgimisë Kulturore Jomateriale votoi përfshirjen e Transumancës në listën e trashëgimisë #kulturore jomateriale botërore, për të cilën aplikuam në një dosje të përbashkët me Spanjën, Andorën, Kroacinë, Francën, Luksemburgun dhe Rumaninë.

Duke iu bashkuar Italisë, Austrisë dhe Greqisë, që ishin përfshirë në vitin 2019 për këtë dukuri.

Tradita e shtegtimit të bagëtive, është një traditë e lashtë që ka kapërcyer shekujt dhe shtetet; një mënyrë jetese e pasur me këngë pastorale, instrumente, veshje, rite, festa dhe kulinari.

Le të jetë ky një ogur i mirë edhe për dosjet e tjera që Ministria e Kulturës ka dorëzuar pranë UNESCO-s, përgatitur nga ekspertë të fushës me mbështetjen financiare të partnerit tonë @the_aadf .

Faleminderit që hartuat një dosje fituese!

transumanca unesco

Sondazh

Poll