Aktualitet

Homazhet për Mirush Kabashin, Luftar Paja: Do ta mbaj mend si një figurë shumëdimensionale

Mirush Kabashi ndërroi jetë ditën e djeshme në moshën 75 vjeçare.

6 Dhjetor 2023, 12:15 Nga r.ll
Homazhet për Mirush Kabashin, Luftar Paja: Do ta mbaj mend si një
luftar paja

TIRANË- Sot po mbahen homazhet në Muzeun Historik Kombëtar në nder të aktorit të njohur Mirush Kabashi, i cili ndërroi jetë ditën e djeshme në moshën 75 vjeçare.

Gjatë homazheve, aktori Luftar Paja u shpreh se Kabashin do ta mbajë mend si një figurë shumëdimensionale.

“Do ta mbaj mend si një figurë shumëdimensionale, i papërsëritshëm. Si një njeri i qeshur dhe i miqësisë dhe do të më kujtohet nëpërmjet veprave që ka lënë.

Veprat e Mirush Kabashit janë të shumta dhe cilësore. Unë kam pasur rastet që kam punuar në koncertet e vitit të ri dhe do ta kujtoj për aftësinë e komunikimit, për talentin e tij. Çfarë mund t’i kujtosh më para Mirushit i cili siç kishte emrin rrezatonte mirësi”, tha ai për News24.

 

luftar paja vdekja e mirush kabashit

Sondazh

Poll