Aktualitet

Rama: Na duhet turizmi i luksit, kërkesa vjen nga kryetarët e bashkive

Gjatë fjalës së tij, Rama deklaroi se Shqipëria ka nevojë për turizmin e luksit, në mënyrë që të ardhurat e njerëzve të zakonshëm në vend, të kenë të ardhura më të mëdha.

6 Dhjetor 2023, 11:08 Nga r.ll
Rama: Na duhet turizmi i luksit, kërkesa vjen nga kryetarët e bashkive
edi rama

TIRANË- Ditën e sotme po mbahet prezantimi i tre ideve finaliste të Konkursit Ndërkombëtar të Qendrës Multifunksionale dhe Stacioneve të Informimit për Parkun Kombëtar të Vjosës. 

I pranishëm në prezantim është edhe kryeministri Edi Rama. Gjatë fjalës së tij, Rama deklaroi se Shqipëria ka nevojë për turizmin e luksit, në mënyrë që të ardhurat e njerëzve të zakonshëm në vend, të kenë të ardhura më të mëdha.

"Vjosa dhe parku kombëtar është për ne edhe një shkollë për të kuptuar hap pas hapi se si këto të dyja mund të bashkëjetojnë. Se si ne duhet tu japim një perspektivë komuniteteve që jetojnë në kufi të parqeve kombëtare, për të kuptuar se zhvillimet nuk janë të pamundura por duhen bërë me një sens krejt të ri dhe largpamës. Ne na duhet turizmi i luksit për njerëzit e zakonshëm. Përmes turizmit të luksit, njerëzit e zakonshëm marrin edhe të ardhurat më të mëdha. Jemi në një fazë të rishikimit të zonave të mbrojtura që vjen pas një kërkese të një numri gjithnjë e në rritje të kryetarëve të bashkisë që janë të vetëdishëm për konservimin e natyrës dhe nën presionin e madh për zhvillim ekonomik dhe kombinimi i këtyre të dyjave është domosdoshmëri. As fantazimi i njërës palë për të kundërshtuar çdo gjë dhe as pa diskutim për të prekur çdo gjë në emër të zhvillimit, nuk duhet të na pengojë të gjejmë një ekuilibër harmonik. Projekti i Vjosës park kombëtar na fton dhe do të na udhëheqë.", tha Rama.

edi rama

Sondazh

Poll