Aktualitet

Mbahen homazhe për “Sokratin” shqiptar Mirush Kabashi, i jepet lamtumira e fundit aktorit të mirënjohur

Pjesëmarrës janë shumë persona, nga familjarët, miqtë e aktorit dhe deri te figura të shquara të artit.

6 Dhjetor 2023, 11:23 Nga A.B
Mbahen homazhe për “Sokratin” shqiptar Mirush Kabashi, i jepet
Homazhet

TIRANË- Sot po zhvillohen homazhet në Muzeun Historik Kombëtar në nder të aktorit të madh Mirush Kabashi i cili ndërroi jetë ditën e djeshme në moshën 75 vjeçare.

Pjesëmarrës janë shumë persona, nga familjarët, miqtë e aktorit dhe deri te figura të shquara të artit. Pritet që homazhet të mbahen deri rreth orës 13:00 dhe më pas trupi do të prehet në varrezat e Sharrës.

Mirush Kabashi u nda nga jeta pasi luftoi për disa vite me një sëmundje të rëndë. Ai do të mbahet mend nga të gjithë për gjurmët që ka lënë në aktrimin shqiptar me mbi 100 rolet në teatër dhe në film. Kabashi do të kujtohet si një ndër aktorët që ka thyer shumë tabu të kohës, pasi vinte nga teatri i Durrësit “Aleksandër Moisiu”./Dosja.al

mirush kabashi

Sondazh

Poll