Bota

Revista Forbes shpall Ursula von der Leyen gruan më të fuqishme në botë

Në vendin e pestë është Taylor Swift, e cila raportohet se ka fituar 850 milionë dollarë nga turneu i saj botëror i Eras, i cili ka thyer rekord, sipas Shoqatës së Udhëtimit të SHBA. Këngëtarja, 33 vjeç, u bë miliardere në këtë proces dhe mbushi arkat e shteteve të SHBA-së deri në 5 miliardë dollarë.

5 Dhjetor 2023, 21:01 Nga A.TH
Revista Forbes shpall Ursula von der Leyen gruan më të fuqishme
Ursula von der Leyen

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen është shpallur gruaja më e fuqishme në botë për të dytin vit radhazi. Politikania gjermane, e cili ka mbajtur këtë post që nga viti 2019, përfundoi përpara Presidentes së Bankës Qendrore Evropiane Christine Lagarde, Zëvendës Presidentes së SHBA Kamala Harris dhe Kryeministres italiane Giorgia Meloni, e cila u rendit e katërta, shkruajnë mediat e huaja. 

“Von der Leyen, 65 vjeç, është gruaja e parë që shërben në këtë rol, e cila është përgjegjëse për legjislacionin që prek më shumë se 450 milionë evropianë", shkruan Forbes.

Në vendin e pestë është Taylor Swift, e cila raportohet se ka fituar 850 milionë dollarë nga turneu i saj botëror i Eras, i cili ka thyer rekord, sipas Shoqatës së Udhëtimit të SHBA. Këngëtarja, 33 vjeç, u bë miliardere në këtë proces dhe mbushi arkat e shteteve të SHBA-së deri në 5 miliardë dollarë.

Swift, e cila u ngjit nga vendi i 79-të vitin e kaluar, përfundoi shumë përpara këngëtares së radhës në listë, Beyonce, në vendin e 36-të, ndërsa Rihanna është e 76-ta. Ish-prezantuesja e talk shoë-t, e kthyer në pronare të medias, Oprah Winfrey, doli e 31-ta.

ursula von der leyen

Sondazh

Poll