Bota

Moti i keq në Gjermani, 4 të vdekur, mes tyre një fëmijë

Dy burra u vranë në një autostradë në Bavarinë jugore, kur makina me të cilën po udhëtonin u përplas me një kamion për shkak të shiut të ngrirë, gjë që e bëri rrugën jashtëzakonisht të rrëshqitshme. I njëjti fenomen shkaktoi shumë më tepër aksidente trafiku në zonën e Mynihut, por me ashpërsi të kufizuar.

5 Dhjetor 2023, 20:49 Nga a.l
Moti i keq në Gjermani, 4 të vdekur, mes tyre një
Foto ilustruese

GJERMANI- Tre qytetarë dhe një fëmijë humbën jetën në zonat e Gjermanisë që janë prekur veçanërisht nga moti i keq i ditëve të fundit, rapotojnë mediat e huaja. Aeroporti i Mynihut funksionon me probleme dhe vonesa, ndërsa qarkullimi në autostrada është i vështirë për shkak të sipërfaqes së rrëshqitshme të rrugës.

Dy burra u vranë në një autostradë në Bavarinë jugore, kur makina me të cilën po udhëtonin u përplas me një kamion për shkak të shiut të ngrirë, gjë që e bëri rrugën jashtëzakonisht të rrëshqitshme. I njëjti fenomen shkaktoi shumë më tepër aksidente trafiku në zonën e Mynihut, por me ashpërsi të kufizuar.

Në një rajon gjysmë malor të Saksonisë, një autobus u përplas me një borëpastrues dhe më pas në një pemë, duke vrarë një djalë 10-vjeçar që ishte në autobus. Shoferi dhe një pasagjer tjetër kanë mbetur të plagosur rëndë. Në Baden-ëürttemberg, një 57-vjeçar nuk arriti të përdorte në kohë sistemin e frenimit dhe u përplas me një autobus. Nga përplasja ka mbetur i plagosur për vdekje.

Në aeroportin e Mynihut, i cili qëndroi i mbyllur për pjesën më të madhe të fundjavës, fluturimet u pezulluan sërish sot për shkak të akullit. Orari i fluturimeve mbetet i kufizuar, ndërsa pasagjerët janë në pritje me orë të tëra.

moti i keq ne gjermani

Sondazh

Poll