Bota

Mbi 15,900 të vdekur në Gazë dhe 260 të vrarë në Bregun Perëndimor

Në pjesën jugore të enklavës me popullsi të dendur, ku Izraeli ka përqendruar operacionet e tij ushtarake që nga e premtja kur mori fund armëpushimi, vetëm pesë spitale po funksionojnë me kapacitetin e tyre minimal dhe numri i përgjithshëm i shtretërve është 1,300.

5 Dhjetor 2023, 20:18 Nga A.TH
Mbi 15,900 të vdekur në Gazë dhe 260 të vrarë në
Gaza

GAZA- Më shumë se 15,9000 palestinezë janë vrarë në Gaza që nga shpërthimi i luftës më 7 tetor, tha sot ministri palestinez i shëndetësisë, duke shtuar se 250 punonjës shëndetësorë ishin në mesin e të vdekurve. Më shumë se 40,900 njerëz në Gaza janë plagosur në sulmet ajrore izraelite, sipas një raporti të ministrisë të publikuar pas konferencës.

Al-Qaila tha se sulmet ajrore kanë goditur infrastrukturën shëndetësore dhe spitalet, ndërsa forcat izraelite kanë arrestuar 30 punonjës shëndetësorë. Në pjesën jugore të enklavës me popullsi të dendur, ku Izraeli ka përqendruar operacionet e tij ushtarake që nga e premtja kur mori fund armëpushimi, vetëm pesë spitale po funksionojnë me kapacitetin e tyre minimal dhe numri i përgjithshëm i shtretërve është 1,300, shkruajnë mediat e huaja. 

Sipas ministrit, 260 persona janë vrarë dhe 3200 janë plagosur në Bregun Perëndimor që nga 7 tetori. Në të njëjtën kohë, një përfaqësues i Ministrisë së Shëndetësisë në Rripin e Gazës i tha Reuters nga Spitali Nasser se këtë mëngjes 43 trupa u transferuan në spitali i cili ndodhet në qytetin Khan Younes në pjesën jugore të Gazës.

lufta izrael-palestine

Sondazh

Poll