Bota

VIDEO/ Vjedhje spektakolare, dy Lamborghini zhduken brenda pak sekondash

Në orët e para të një dite më parë, dy grabitës iu afruan makinave të pashqetësuar, hynë si zotërinj dhe u larguan në sekonda. Një video e publikuar tregon një burrë që i afrohet makinës. Lamborghini Huracan zhbllokohet sikur hajduti të kishte çelësin e makinës.

5 Dhjetor 2023, 20:46 Nga A.TH
VIDEO/ Vjedhje spektakolare,  dy Lamborghini zhduken brenda pak sekondash
Boston

SHBA- Dy Lamborghini shumë të shtrenjta dhe të rralla ishin hequr nga garazhi i dyqanit pa e vënë re askush se një gjë e tillë kishte ndodhur. Pasi thirrën policinë, personat e koncesionerit iu drejtuan kamerave të regjistrimit dhe aty shumica e pyetjeve të tyre u zgjidhën.

Në orët e para të një dite më parë, dy grabitës iu afruan makinave të pashqetësuar, hynë si zotërinj dhe u larguan në sekonda. Një video e publikuar tregon një burrë që i afrohet makinës. Lamborghini Huracan zhbllokohet sikur hajduti të kishte çelësin e makinës. Më pas ulet në sediljen e shoferit dhe del nga garazhi, shkruajnë mediat e huaja.

Sigurisht e çuditshmja e rastit është se si është e mundur që grabitësi të hapë makinën sikur të kishte çelësin. Policia ende nuk e ka zbardhur rastin, por ka shumë gjasa që të jetë përdorur një lloj pajisje elektronike për njohjen e çelësave që thjesht hapi dhe ndezi makinën.

Një tjetër skenar është se grabitësit kanë vizituar koncesionarin pak ditë më parë dhe duke u shtirur si klientë, kanë marrë në dorë çelësat të cilët në njëfarë mënyre kanë arritur t'i kopjojnë. Gjithsesi Huracan dhe Urus u zhdukën dhe askush nuk e di ende se çfarë ndodhi.

grabitje ne greqi

Sondazh

Poll