Bota

Shifër rekord, Penthouse në Dubai shitet për 136 milionë dollarë

Como Residences janë aktualisht në ndërtim dhe Provident Estate, agjencia e Dubait që ndërmjetësoi shitjen, thotë se parashikon përfundimin deri në fund të vitit 2027 - që do të thotë se blerësi i apartamentit do të duhet të presë të paktën tre vjet të tjera përpara se të mund të shijojë blerjen.

5 Dhjetor 2023, 18:56 Nga a.l
Shifër rekord, Penthouse në Dubai shitet për 136 milionë
Dubai

DUBAI-  Penthouse me pesë dhoma gjumi me një hapësirë pothuajse 22,000 metra katrorë është shitur në Dubai për pak më shumë se 136 milionë dollarë, duke vendosur një rekord të ri për një nga tregjet më të ngarkuara të pasurive të paluajtshme luksoze në botë. I vendosur në majë të një kulle 71-katëshe të quajtur Como Residences, apartamenti ende i pandërtuar ndodhet në Palm Jumeirah, një arkipelag ishujsh artificialë i njohur për vilat e tij me dizajne, hotelet luksoze dhe klubet e plazhit me pishina të pafundme, shkruajnë mediat e huaja. 

Como Residences janë aktualisht në ndërtim dhe Provident Estate, agjencia e Dubait që ndërmjetësoi shitjen, thotë se parashikon përfundimin deri në fund të vitit 2027 - që do të thotë se blerësi i apartamentit do të duhet të presë të paktën tre vjet të tjera përpara se të mund të shijojë blerjen.

Rekordi i mëparshëm për një shitje rezidence në Dubai daton vetëm disa muaj më parë, kur një apartament që zë katin e fundit të hotelit Marsa Al Arab u shit për rreth 114 milionë dollarë. Sipas Provident Estate, apartamenti në Como Residences është i treti më i shtrenjtë në botë, pas Penthouse D në One Hyde Park në Londër, me çmim 237 milionë dollarë dhe Penthouse Odeon Toëer në Monako, me çmim 440 milionë dollarë.

palm jumeirah

Sondazh

Poll