Bota

Shtetet e Bashkuara njoftojnë sanksione për kolonët e dhunshëm izraelitë në Bregun Perëndimor

Më herët, Shtetet e Bashkuara kënë bërë me dije se Izraeli nuk ka marrë masat e duhura për të shmangur përplasjet në Bregun Perëndimor. Mediat raportuan disa ditë më parë se dy fëmijë u vranë nga IDF.

5 Dhjetor 2023, 20:51 Nga a.l
Shtetet e Bashkuara njoftojnë sanksione për kolonët e
foto ilustruese

SHBA- SHBA do të vendosë ndalimin e vizave për kolonët ekstremistë izraelitë në Bregun Perëndimor, deklaroi sot sekretari amerikan i shtetit Antony Blinken.

Ai tha në një deklaratë se kufizimet do të synojnë ata që janë të përfshirë në dhunë ose veprime të tjera që kufizojnë aksesin e civilëve në shërbimet thelbësore dhe nevojat themelore, shkruajnë mediat e huaja. 

“Ato gjithashtu mund të zbatohen për anëtarët e familjes së individëve”, tha Z. Blinken. Diplomati kishte paralajmëruar më herët se SHBA-ja do të merrte masa për sulmet ndaj palestinezëve në Bregun Perëndimor.

Më herët, Shtetet e Bashkuara kënë bërë me dije se Izraeli nuk ka marrë masat e duhura për të shmangur përplasjet në Bregun Perëndimor. Mediat raportuan disa ditë më parë se dy fëmijë u vranë nga IDF.

sanksione

Sondazh

Poll