Sport

Modric mbetet jashtë fushës, ndërsa Real Madridi kthehet në stërvitje

Kroati mund të rikthehet për ndeshjen e kësaj të shtune kundër Betisit pas një mbingarkese

5 Dhjetor 2023, 18:03 Nga DOSJA
Modric mbetet jashtë fushës, ndërsa Real Madridi kthehet në

SPANJE - Real Madridi u rikthye në stërvitje, pas fitores së tij të shtunën e kaluar kundër  Granadës (2-0) dhe këtë e bëri me mungesa, ndër të tjera, të Luka Modric. 

Kroati, i cili pësoi një mbingarkesë në ndeshjen e 14-të kundër Cádiz-it , mund të rikthehet këtë të shtunë kundër Betisit, por e vërteta është se java për të nisi me punë jashtë fushës. 

Në të njëjtën mënyrë, Arda Güler ushtrua, pasi kishte kaluar tashmë disa ditë duke bërë vrapim të vazhdueshëm në bar, ndërsa të dëmtuarit Courtois, Militao, Tchoauméni, Vinicius dhe Camavinga, bënë punë në palestër së bashku me Bellingham, i cili ishte në Torino këtë të hënë për ceremoninë gala të “Golden Boy”. 

Kështu, pjesa tjetër e lojtarëve në dispozicion të Ancelottit punonin në fushë, duke u fokusuar fillimisht në ushtrimet fizike dhe më pas me topin. 

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll