Sport

lary Blasi tregon të vërtetën e saj për tradhëtinë e Francesco Tottit dhe ndarjen e tyre: "Ai ishte gjithmonë xheloz për mua"

"Kam lexuar dhe dëgjuar të gjitha këndvështrimet dhe opinionet e ndryshme. Por ishte historia ime dhe gjithmonë vendosa fytyrën time në çdo gjë që bëja. Kështu që edhe këtë herë m'u duk mirë ta them".

5 Dhjetor 2023, 10:00 Nga DOSJA

lary Blasi tregon të vërtetën e saj për tradhëtinë

ITALI - Modelja dhe prezantuesja italiane Ilary Blasi (42 vjeç) ka zbuluar "të vërtetën e saj për Tottin" në një program televiziv për ndarjen e saj me Francesco Totti, ish-lojtar i Romës dhe një nga futbollistët më të rëndësishëm në Itali në dekadat e fundit.

Pas stuhisë mediatike dhe një heshtje të gjatë, kjo ishte intervista e saj e parë televizive ekskluzivisht në Verissimo", njofton televizioni italian.

Ilary Blasi dhe Francesco Totti (47 vjeç) ishin një nga çiftet më të njohur në Itali, pas zbulimit të tradhëtisë së futbollistit, kur ata u ndanë në vitin 2022, pas 17 vitesh martesë (ata u takuan në 2001 dhe u martuan më 19 qershor 2005).

lary Blasi tregon të vërtetën e saj për tradhëtinë

"Kam kaluar një vit e gjysmë, duke vëzhguar dhe kuptuar atë që kishte ndodhur. Kam lexuar dhe dëgjuar të gjitha këndvështrimet dhe opinionet e ndryshme. Por ishte historia ime dhe gjithmonë vendosa fytyrën time në gjithçka që bëja. Kështu që këtë herë, edhe mua më është dukur mirë,”- filloi të shpjegonte Ilary Blasi.

"Françesko ka qenë gjithmonë xheloz për mua, xhelozia e tij nuk ishte asgjë e re. Por nuk më pëlqen ta krahasoj këtë me tragjeditë e sotme. Ai është babai i fëmijëve të mi. Ndoshta ishte i hutuar, i frikësuar, ndoshta ishte një rrugë më e lehtë arratisjeje, por asgjë si ajo që ndiejmë këto ditë”,- thotë Ilary Blasi, e cila tha për ‘Verissimo’ se futbollisti madje i kërkoi të linte punën dhe rrjetet sociale për t’iu përkushtuar familjes.

lary Blasi tregon të vërtetën e saj për tradhëtinë

"Të tjera tradhëti? Ndoshta po, por nuk kam prova. Në zemër tani them po",- tha prezantuesja dhe modelja për marrëdhënien mes Tottit dhe Noemi Bocchi-t. Për sa i përket përmbajtjes së 'Unico', një dokumentar i Netflix, ku tregohen arsyet e prishjes së martesës mes Tottit dhe prezantueses, Ilary Blasi pohon se "nuk kam pse të bind askënd".

"Unë u përpoqa me çdo mjet për të shpëtuar këtë martesë dhe bëra atë që duhet të bënte një grua dhe nënë. Por nuk funksionoi," tha ajo.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll