Sport

Lamine Yamal ngre në piedestal Leo Messin: “Ai është modeli im”… teksa premton

Lamine Yamal, ‘xhevahiri’ i FC Barcelona, i bëri një homazh të ri legjendës më të madhe të klubit, Lionel Messi.

5 Dhjetor 2023, 09:00 Nga DOSJA

Lamine Yamal ngre në piedestal Leo Messin: “Ai është modeli

SPANJE - I detyruar të largohet në verën e vitit 2021, Lionel Messi mbetet ende në zemrat e të gjithëve në Barcelonë, me tifozët që ende ëndërrojnë për një rikthim të tij. Pasi u largua këtë verë për Inter Miami, argjentinasi nuk është rikthyer, por mund të marrë një nderim në “Camp Nou” në të ardhmen. 

Ndërkohë, ‘Pleshti’ ende frymëzon shumë lojtarë aktualë të Barçës, duke filluar nga Lamine Yamal. Në një intervistë të dhënë për “Tuttosport” pas fitores së tij të çmimit “The Youngest”, perla 16-vjeçare vlerësoi kampionin e botës 2022. 

Për të, Leo Messi është thjesht idhulli i tij: “Messi ishte dhe vazhdon të jetë modeli im, ai është ai që më frymëzoi dhe më dha pasion”,- tha ai përpara se të shpallte sfidën e tij të radhës: çmimin “Golden Boy”, i fituar këtë vit nga Jude Bellingham:

"Do të doja të fitoja çmimin e vërtetë, e di dhe pashë kush e fitoi, madje edhe Messi, dhe do të doja ta kisha edhe unë atë rekord historik. Një ditë, do të të shoh në Torino, të premtoj ”,- tha ai. Kjo është e gjitha e keqja që ai dëshiron...

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll