Aktualitet

Artan Hoxha kundër urdhrit të Ballës për Encrochat dhe SKY: Nuk është i mbështetur në ligj, si do ta provosh që e ka përdorur polici?

Hoxha u shpreh se një urdhër i tillë nuk është i mbështetur në ligj dhe nuk ka mundësi që të provohet nëse dikush e ka përdorur apo jo.

4 Dhjetor 2023, 22:21 Nga I.A
Artan Hoxha kundër urdhrit të Ballës për Encrochat dhe SKY:
Artan Hoxha

TIRANË-  Gazetari Artan Hoxha ka komentuar urdhërin e Ministrit Taulant Balla për punonjësit e Policisë në lidhje me përdorimin e aplikacioneve Ecrochat dhe SKY ECC. I ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN Tv, Hoxha u shpreh se një urdhër i tillë nuk është i mbështetur në ligj dhe nuk ka mundësi që të provohet nëse dikush e ka përdorur apo jo.

“Ku e ke të sanksionuar në ligj që përdorimi i Ecrochat dhe SKY EÇ është vepër penale? Po ata që përdorin Signal dhe Telegram çfarë do të bësh ti? Unë e kam denoncuar këtë në median britanike këtë gjë. Pse sot një zyrtar i shtetit më thotë: A ke Signal apo Telegram? Si do ta provosh ti që polici filan ka përdorur SKY, ndërkohë që SKY s’ka server? Dikur ish-ministri i Brendshëm, Spartak Poçi, nxori një urdhër që ndalonte xhamat e errët të makinave, po ku mbështetej ai? Unë e kam denoncuar këtu në studio se ky është SKY që e përdor mafia, por deri në momentin që e përdora SKY nuk e dija që e përdorte mafia. Si do ta gjeja unë? Për çfarë do ta përdorja unë, jam marrë me trafik droge?” tha Hoxha.

artan hoxha taulant balla

Sondazh

Poll