Bota

Gaza në errësirë/ Ndërpritet interneti dhe komunikimi telefonik

Kompania që mbulon komunikimet telefonike dhe internetin në Rripin e Gazës bëri me dije se janë ndërprerë linjat kryesore të fibrave në anën izraelite.

4 Dhjetor 2023, 23:00 Nga A.TH
Gaza në errësirë/ Ndërpritet interneti dhe komunikimi
Gaza

GAZA- Kompania kryesore e telekomunikacionit e Rripit të Gazës tha se shërbimet e telefonisë celulare dhe lidhjet e internetit ishin ndërprerë në të gjithë territorin palestinez.

‘Me keqardhje ju njoftojmë se të gjitha shërbimet e telekomunikacionit në Rripin e Gazës kanë humbur për shkak të ndërprerjes së linjave kryesore të fibrave në anën izraelite”, tha PalTel në një mesazh në mediat sociale.

Gjatë dy muajve të sulmeve ushtarake, Rripi i Gazës është përballur shpesh me ndërprerje të komunikimeve telefonike dhe internetit.

lufta izrael-palestine

Sondazh

Poll