Bota

E rëndë në Kosovë/ Bashkëshorti dhunon barbarisht gruan shtatënënë, 22-vjeçarja lind parakohe

Në një reagim për mediat, Qendra Klinike Universitare e Kosovës shprehet se ngjarja është referuar në polici, ku po kryhen dhe veprimet proceduriale.

4 Dhjetor 2023, 22:39 Nga I.A

  

E rëndë në Kosovë/ Bashkëshorti dhunon barbarisht gruan
Foto Ilustruese

KOSOVË- Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Kosovë, ku një grua shtatëzënë është dhunuar barbarisht nga bashkëshorti i saj. Sipas mediave në Kosovë nga dhuna e ushtruar ndaj gruas, ajo ka lindur beben parakohe. E dhunuara është vetëm 22-vjeç, ndërsa raportohet se gjendja e saj shëndetësore momentalisht është e stabilizuar. Në një reagim për mediat, Qendra Klinike Universitare e Kosovës shprehet se ngjarja është referuar në polici, ku po kryhen dhe veprimet proceduriale.

Lidhur me rastin janë njoftuar organet e rendit. Policia ka qëndruar aty derisa është kryer lindja. Ata tani janë duke u marrë me burrin e saj. Gjendja e saj është stabile. Duhen edhe disa analiza shtesë. Kjo dyshohet se ka ardhu si pasojë e dhunës”, tha drejtori i klinikës.

qkuk burri dhunon gruan shtatzene

Sondazh

Poll