Bota

Ministri i Jashtëm turk do të jetë në Uashington të premten, shtrëngon duart me Blinken

Ministri turk do të shkojë në SHBA si anëtar i Grupit të Kontaktit për Gazën të Organizatës së Bashkëpunimit Islamik dhe Ligës Arabe së bashku me ministrat e jashtëm të vendeve të tjera pjesëmarrëse në skemë.

4 Dhjetor 2023, 22:17 Nga A.TH
Ministri i Jashtëm turk do të jetë në Uashington të
Hakan Fidan

TURQI- Ministri i Jashtëm turk, Hakan Fidan, do të vizitojë Uashington të premten, më 8 dhjetor, pasi do të marrë pjesë në një takim si anëtar i grupit të kontaktit për Gazën. Vizita vjen fiks 24 orë pas vizitës së rrufeshme të presidentit turk në Athinë, i cili do të shoqërohet nga ministri i Jashtëm Hakan Fidan, menjëherë ky i fundit do të udhëtojë drejt SHBA-ve.

Të premten, ministri i Jashtëm turk do të jetë në Uashington, ku do të takohet me homologun e tij amerikan Anthony Blinken, njoftoi korrespondenti i CNN Turk në kryeqytetin amerikan. Ministri turk do të shkojë në SHBA si anëtar i Grupit të Kontaktit për Gazën të Organizatës së Bashkëpunimit Islamik dhe Ligës Arabe së bashku me ministrat e jashtëm të vendeve të tjera pjesëmarrëse në skemë.

Turqia është mjaft kritike me Izraelin në konfliktin që ka lindur në Lindjen e Mesme, madje presidenti turk, Rexhep Tajip Erdogan ka kritkuar edhe vendet që mbështetin linjën e Izraelit, përfshirë këtu edhe SHBA. Ndërsa Kongresi Amerikan ka shfaqur shqetësime për lidhjet e Turqisë me Hamasin.

hakan fidan rexhep tajip erdogan

Sondazh

Poll