Bota

Marrëdhëniet Kinë-BE/ Xi Jiping takohet me Charles Michel dhe Ursula von der Leyen të enjten në Pekin

Samiti Kinë-BE do të zhvillohet të enjten e ardhshme në Pekin, me zyrtarë nga të dyja palët që pritet të diskutojnë çështje të përbashkëta ekonomike dhe strategjike.

4 Dhjetor 2023, 22:04 Nga A.TH
Marrëdhëniet Kinë-BE/ Xi Jiping takohet me Charles Michel dhe
Xi Jinping

KINË- Samiti Kinë-BE do të zhvillohet të enjten e ardhshme në Pekin, njoftoi sot Ministria e Jashtme kineze, me zyrtarë nga të dyja palët që pritet të diskutojnë çështje të përbashkëta ekonomike dhe strategjike.

"Kina dhe Evropa janë partnerë, jo rivalë, interesat tona të përbashkëta i tejkalojnë dallimet tona," tha zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme kineze Wang Wenbin në një konferencë shtypi.

Presidenti kinez Xi Jinping do të takohet me presidentin e Këshillit Evropian Charles Michel dhe Presidenten e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen.

"Ne do të shqyrtojmë mënyrat për të zgjidhur problemet përmes dialogut dhe konsultimit, ne do të punojmë së bashku për të përballuar sfidat globale dhe për të sjellë shtysë të re në botë dhe për të rritur stabilitetin në situatën ndërkombëtare", vuri në dukje Wang.

xi jinping charles michel ursula von der leyen

Sondazh

Poll