Bota

UNICEF: Jugu i Gazës po përballet me bombardimet më të këqija që nga 7 tetori

Ushtria izraelite rifilloi bombardimet në Rripin e Gazës herët të premten pasi shpalli fundin e një pauze humanitare njëjavore.

4 Dhjetor 2023, 22:03 Nga a.l
UNICEF: Jugu i Gazës po përballet me bombardimet më të
Gaza

GAZA- Një zëdhënës i UNICEF, deklaron se jugu i Gazës po përballet aktualisht me bombardimin e saj më të keq që nga fillimi i sulmit të Izraelit në enklavën e rrethuar më 7 tetor.  

Ushtria izraelite rifilloi bombardimet në Rripin e Gazës herët të premten pasi shpalli fundin e një pauze humanitare njëjavore. Të paktën 509 palestinezë janë vrarë dhe 1,316 janë plagosur që nga e premtja në sulmet ajrore izraelite, sipas Ministrisë së Shëndetësisë së Gazës, shkruajnë mediat e huaja.

Izraeli nisi sulme të pamëshirshme ajrore dhe tokësore në Rripin e Gazës pas një sulmi ndërkufitar nga grupi palestinez Hamas më 7 tetor. Më shumë se 15,500 palestinezë, kryesisht fëmijë dhe gra, janë vrarë në sulmet izraelite që atëherë. Numri zyrtar i të vdekurve në Izrael është 1200. 

unicef

Sondazh

Poll