Aktualitet

U dëmtua në firmën për përpunimin e hidrokarbureve, transportohet në spital 45-vjeçari në Elbasan

Ende nuk dihet shkaqet e rënies dhe as gjendja shëndetësore e 45-vjeçarit.

4 Dhjetor 2023, 20:33 Nga I.A
U dëmtua në firmën për përpunimin
Foto Ilustruese

ELBASAN- Një 45-vjeçar është dërguar në spital mbrëmjen e sotme në Elbasan, pasi është dëmtua në vendin e punës. Mësohet se 45-vjeçari dyshohet se ka rënë në një strukturë metalike duke punuar në firmën për përpunimin e hidrokarbureve. Ende nuk dihet shkaqet e rënies dhe as gjendja shëndetësore e 45-vjeçarit.

Njoftimi i Policisë: 

Elbasan/Informacion paraprak Në spitalin rajonal Elbasan është paraqitur për të marrë ndihmë mjekësore shtetasi F. M., 45 vjeç, banues në fshatin Petresh. Nga veprimet e para hetimore dyshohet se 45-vjeçari është dëmtuar pasi është rrëzuar nga një strukturë metalike, gjatë kohës që ka qenë duke punuar në firmën për përpunimin e hidrokarbureve, në fshatin Balldren, në të cilën është i punësuar. Grupi hetimor po kryen veprimet për sqarimin e plotë të rrethanave të rastit.

spitali i elbasanit

Sondazh

Poll