Nuk arrestonte shpërdarësit e drogës, pezullohet nga detyra nënkomisari në Fier
Policia FIER- Nënkomisari në Policinë e Fierir Taulant Ismailaj është pezulluar nga puna, pas një vendimi të G...
Farruku është administrartori i firmës së ndërtimit Fakle dhe u arrestua në qershor të këtij viti si pjesë e dosjes së së Prokurorisë së Posaçme për ish-kryetarin e Bashkisë së Durrësit, Vangjush Dakos.
TIRANË- Gjykata Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar ka pranuar kërkesën e biznesmenit Fiqiri Farruku për të ndryshuar masën sigurisë nga “arrest me burg” në “arrest shtëpie”. Në vendimin e sotëm të GJKKO-së thuhet se Farruku do të mbetet në masën e sigurisë 'arrest shtëpie'.
Farruku është administrartori i firmës së ndërtimit Fakle dhe u arrestua në qershor të këtij viti si pjesë e dosjes së së Prokurorisë së Posaçme për ish-kryetarin e Bashkisë së Durrësit, Vangjush Dako. Farruku akuzohet për falsifikim të vulave, stampave dhe formularëve të kryer në formën e falsifikimi të formulave të miratuara nga personi që ka për detyrë hartimin e tyre dhe në bashkëpunim.
Njoftim i GJKKO-së:
1. Personi nën hetim F.F, më datë 30.11.2023 ka paraqitur pranë Gjykatës kërkesën me objekt: zëvendësimin e masës së sigurimit. 2. Në përfundim të gjykimit, Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar me trup gjykues të përbërë nga gjyqtari Erjon Bani, bazuar në nenet 112 dhe dhe 260 të K.Pr.Penale, me vendimin Nr. 479, datë 04.12.2023, vendosi:
Pranimin e kërkesës të paraqitur nga i pandehuri F.F.
Zëvendësimin e masës së sigurimit personal “Arrest në burg” caktuar ndaj të pandehurit F.F me vendimet Nr. 57, datë 06.06.2023 dhe Nr. 61 datë 08.06.2023 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, me masën e sigurimit personal “Arrest në shtëpi” parashikuar nga neni 237 i K.Pr.Penale.
Detyrohet i pandehuri F.F të mos largohet nga banesa e tij me adresë: Rr. “*****”, Lagjia Nr. *, Pallati Nr. ****, Kati i **, *****.
Detyrimin e të pandehurit F.F, të mos komunikojë me persona të tjerë me përjashtim të atyre që bashkëjetojnë me të.
Zbatimi dhe mbikëqyrja e kësaj mase të bëhet nga oficerët e policisë gjyqësore që mbulojnë vendbanimin e personit nën hetim F.F. Urdhërohet lirimi i menjëhershëm i të pandehurit F.F, nga ambjentet e paraburgimit nëse nuk mbahet apo nëse nuk duhet të mbahet i arrestuar, i ndaluar apo i dënuar për ndonjë vepër tjetër penale. Ngarkohet Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar në bashkëpunim me policinë gjyqësore për ekzekutimin e këtij vendimi. Kundër këtij vendimi mund të bëhet ankim në në Gjykatën e Posaҫme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar brenda 5 (pesë) ditëve, duke filluar ky afat nga e nesërmja e njoftimit të këtij vendimi.
Ish-kryebashkiaku i Durrësit Vangjush Dako dhe bashkëpunëtorët e tij në bashki akuzohen për shpërdorim detyre dhe falsifikim dokumentesh në dy raste. Rasti i parë ka të bëj me një pallat që u nis me 7 kate në 2010 dhe përfundoi 11 kate në vitin 2014. Ky pallat për shkak se nuk ishte bërë kontrolli sizmik nuk arriti që të përballonte tërmetin në vitin 2019 dhe u dëmtua. Për këtë u arrestua dhe ndërtuesi i pallatit Fiqiri Farruku. Për këtë rast akuzohen Vangjush Dako, Drejtori i Drejtorisë së Kontrollit dhe Planifikimit të Territorit Adhurim Qehajaj. Arkitekti Ermal Lama, projektuesja Meri Semini topografët Fatmir Ejupi dhe Adrian Bulku.
Policia FIER- Nënkomisari në Policinë e Fierir Taulant Ismailaj është pezulluar nga puna, pas një vendimi të G...
foto ilustruese GREQI- Një 40-vjeçar shqiptar është dënuar me 20 vite burg nga Gjykata e Apelit në Larisa të Greqis&eu...
Policia TIRANË- Dy persona janë deportuar nga Gjermania dhe Spanja në vendin tonë. Mësohet se dy të ...
foto e aksidentit DURRËS- Gjykata e Durrësit ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg me afat” për Antonio Frr...
foto ilustruese TIRANË- Policia e Tiranës ka vënë në pranga 10 persona të cilët akuzohen për vepra të ndryshme...
foto ilustruese TIRANË- Ditën e sotme nis shpërndarja e bonusit prej 5 mijë lekësh për rreth 700 mijë pensionistë. ...
foto e hotelit BILISHT-Një hotel në qytetin e Bilishtit është përfshirë nga flakët mesditën e sotme. Zjarrfikë...
Vajdin Lame TIRANË-Prokuroria e Posaçme ka kërkuar pushimin e hetimeve për Lulzim Berishën dhe Plarent Dervishin, të cil&e...
Vojo Bregu TIRANË- Ish-Sekretari i Përgjithshëm i Ministrisë së Bujqësisë, Vojo Bregu ka ironizuar një postim ...
safet gjici, alma kaci TIRANË- GJKKO ka kaluar për gjykim çështjen e ish-kryetarit të Bashkisë së Kukësit, Safet ...