Aktualitet

Zjarr masiv në një hotel në Bilisht, nuk raportohet për të lënduar, dëme të shumta materiale

Mësohet të gjithë personat që ndodheshin në hotel, kanë dalë jashtë, ndërsa raportohet vetëm për dëme materiale.

4 Dhjetor 2023, 14:28 Nga h.k
Zjarr masiv në një hotel në Bilisht, nuk raportohet për
foto e hotelit

BILISHT-Një hotel në qytetin e Bilishtit është përfshirë nga flakët mesditën e sotme. Zjarrfikëse nga Devolli edhe nga Korça kanë shkuar në ndihmë për shuarjen e flakëve.

Mësohet të gjithë personat që ndodheshin në hotel, kanë dalë jashtë, ndërsa raportohet vetëm për dëme të shumta materiale.

Lidhur me ngjarjen ka reaguar edhe policia. Dyshohet se se zjarri mund të ketë rënë për shkaqe aksidentale. 

NJOFTIMI I POLICISË:

Devoll/Informacion paraprak

Më datë 04.12.2023, rreth orës 14:00, në afërsi të fshatit Vranisht, Devoll, ka rënë zjarr në katin e tretë të një hoteli. Lëndime në njerëz nuk ka, vetëm dëme materiale. Paraprakisht dyshohet se zjarri mund të ketë rënë për shkaqe aksidentale.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e shkakut të rënies së zjarrit.

zjarr ne bilisht

Sondazh

Poll