Aktualitet

Plagosi me thikë të moshuarin dhe dy fëmijët e tij, gjykata në Greqi dënon me 20 vite burg shqiptari

40-vjeçari është dënuar në mungesë pasi ai ka deklaruar përmes avokatit të tij se tashmë banon në Shqipëri.

4 Dhjetor 2023, 17:13 Nga r.ll
Plagosi me thikë të moshuarin dhe dy fëmijët e tij, gjykata
foto ilustruese

GREQI- Një 40-vjeçar shqiptar është dënuar me 20 vite burg nga Gjykata e Apelit në Larisa të Greqisë. Shqiptari, në vitin 2021 u shpall fajtor për plagosjen me thikë të tre personave, një burri dhe djalit e vajzës së tij.

40-vjeçari është dënuar në mungesë pasi ai ka deklaruar përmes avokatit të tij se tashmë banon në Shqipëri.

Prokurori i çështjes tha se plagosja e tre personave “ishte një veprim i qëllimshëm dhe me synim për të lënduar viktimat, me qëllim vrasjeje”, duke rrëzuar në këtë mënyrë pretendimin e mbrojtjes se 40-vjeçari ishte në vetëmbrojtje.

larisa greqi

Sondazh

Poll