Përplasi efektivin te vijat e bardha, Gjykata e Durrësit jep masën "arrest me burg" për Antonio Frrokun
foto e aksidentit DURRËS- Gjykata e Durrësit ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg me afat” për Antonio Frr...
Ndërsa mbi Zefin mbizotojnë akuzat për shitje dhe trafikim të lëndëve narkotike.
TIRANË- Dy persona janë deportuar nga Gjermania dhe Spanja në vendin tonë. Mësohet se dy të deportuarit janë një person nga Palestina me emrin Ahmed Sulltan si dhe një shqiptar nga Spanja Gjergj Zefi. Sulltan akluzohet si organizator i disa rasteve të dhënies ndihmë emigrantëve, kundrejt 4500-5000 eurove/person, për kalim ilegal në shtetet e BE-së, nga deti dhe nga toka. Ndërsa mbi Zefin mbizotojnë akuzat për shitje dhe trafikim të lëndëve narkotike.
Njoftimi i Policisë:
Ekstradohen nga Gjermania dhe nga Spanja, 2 shtetas me masë sigurie “Arrest në burg”, caktuar nga GjKKO-ja, për veprimtari kriminale, të kryera në kuadër të 2 grupeve kriminale. Nga Frankfurti u ekstradua një 33-vjeçar i lindur në Palestinë, i akuzuar si organizator i disa rasteve të dhënies ndihmë emigrantëve, kundrejt 4500-5000 eurove/person, për kalim ilegal në shtetet e BE-së, nga deti dhe nga toka. Nga Barcelona u ekstradua një 31-vjeçar shqiptar, i akuzuar për shitje dhe për trafikim të lëndëve narkotike. Si rezultat i bashkëpunimit të Interpol Tiranës me homologët gjermanë dhe me ata spanjollë, me qëllim lokalizimin, arrestimin dhe ekstradimin e shtetasve të shpallur në kërkim ndërkombëtar:
u ekstradua nga Frankfurti, shtetasi i lindur në Palestinë A. S., 33 vjeç. Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar i ka caktuar 33-vjeçarit, masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve”, “Grupi i strukturuar kriminal” dhe “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”. Shtetasi A. S. akuzohet se është organizator i një grupi kriminal, i cili nga viti 2020, ka kryer disa raste të dhënies ndihmë emigrantëve nga Lindja e Mesme, kundrejt 4500-5000 eurove/person, për kalim të kundërligjshëm në shtetet e BE-së, përmes rrugëve detare dhe atyre tokësore; -u ekstradua nga Barcelona, shtetasi Gj. Z., 31 vjeç, lindur në Sukth. Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar i ka caktuar 31-vjeçarit, masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve’’, “Grupi i strukturuar kriminal” dhe “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”. Shtetasi Gj. Z. akuzohet se ka qenë pjesë e një grupi kriminal që mbante, transportonte, shiste dhe trafikonte lëndë narkotike. Të ekstraduarit iu dorëzuan Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve, për veprime procedurale të mëtejshme.
foto e aksidentit DURRËS- Gjykata e Durrësit ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg me afat” për Antonio Frr...
foto ilustruese TIRANË- Policia e Tiranës ka vënë në pranga 10 persona të cilët akuzohen për vepra të ndryshme...
foto ilustruese TIRANË- Ditën e sotme nis shpërndarja e bonusit prej 5 mijë lekësh për rreth 700 mijë pensionistë. ...
foto e hotelit BILISHT-Një hotel në qytetin e Bilishtit është përfshirë nga flakët mesditën e sotme. Zjarrfikë...
Vajdin Lame TIRANË-Prokuroria e Posaçme ka kërkuar pushimin e hetimeve për Lulzim Berishën dhe Plarent Dervishin, të cil&e...
Vojo Bregu TIRANË- Ish-Sekretari i Përgjithshëm i Ministrisë së Bujqësisë, Vojo Bregu ka ironizuar një postim ...
safet gjici, alma kaci TIRANË- GJKKO ka kaluar për gjykim çështjen e ish-kryetarit të Bashkisë së Kukësit, Safet ...
Policia TIRANË-Policia ka arrestuar 4 persona për hedhjen e flakadanëve në derbi mes Tiranës dhe Partizanit. Ndërsa janë...
foto nga arrestimi GJERMANI- Një i ri shqiptar ka rënë në prangat e policisë gjermane, pasi ishte shpallur në kërkim ng...
fatmir bektashi TIRANË- Ndërtuesi Fatmir Bektashi është paraqitur sot në SPAK. Bektashi akuzohet për korrupsion dhe pastrim t...