Aktualitet

Video-skandali/ Çështja e Gjicit dhe Kaçit në GJKKO, pranohet kërkesa për gjykim të shkurtuar

Në muajin qershor të këtij viti u publikua video-skandali seksual, pak javë pasi Safet Gjici ishte rizgjedhur në krye të Bashkisë së qytetit verilindor.

4 Dhjetor 2023, 13:32 Nga r.ll
Video-skandali/ Çështja e Gjicit dhe Kaçit në GJKKO,
safet gjici, alma kaci

TIRANË- GJKKO ka kaluar për gjykim çështjen e ish-kryetarit të Bashkisë së Kukësit, Safet Gjici dhe Alma Kaçit, të përfshirë në një video-skandal në ambientet e bashkisë. Gjykata ka pranuar edhe kërkesën e avokatëve të Gjicit dhe Kaçit, që procesi të vijojë me gjykim te shkurtuar. Nëse ata do të shpallen fajtorë, do të përfitojne ulje të dënimit me 1/3. 

Në muajin qershor të këtij viti u publikua video-skandali seksual, pak javë pasi Safet Gjici ishte rizgjedhur në krye të Bashkisë së qytetit verilindor.

Ai shfaqej në disa pamje filmike të regjistruara në zyrën e tij nga shtetësja Alma Kaçi duke kryer veprime të turpshme, ndërsa kjo e fundit i kërkonte ta favorizonte në një projekt për rehabilitimin dhe strehimin e qenve. Që nga ajo kohë Gjici ndodhet prapa hekurave, ndërsa Kaçi në arrest shtëpie.

safet gjici alma kaçi

Sondazh

Poll