Aktualitet

Në kërkim për lidhje me "Ndraghetën, i riu shqiptar arrestohet sapo zbret nga avioni në Gjermani

Hetimi nisi në shkurt të 2022, nga operacioni "Tritone", i kryer nga Karabinierët e Njësisë Hetimore të Romës, të cilët kishin goditur një "Ndrangheta" "lokale" në komunat Anzio dhe Nettuno, dedikuar jo vetëm ndaj trafikut të drogës por edhe kushtëzimit të jetës politike lokale dhe kontrollit të aktiviteteve ekonomike dhe dhënies së kontratave lokale. 

4 Dhjetor 2023, 12:40 Nga r.ll
Në kërkim për lidhje me "Ndraghetën, i riu shqiptar
foto nga arrestimi

GJERMANI- Një i ri shqiptar ka rënë në prangat e policisë gjermane, pasi ishte shpallur në kërkim nga autoritetet italiane. 29-vjeçari shqiptar mbërriti në aeroportin e Fiumicino nga Gjermania, i shoqëruar nga efektivët e policisë gjermane, për t'ju dorëzuar autoriteteve italiane pas kapjes së tij, në ekzekutim të një urdhër-arresti europian të lëshuar nga Gjykata e Apelit të Romës.

Sipas mediave të huaja, i riu ishte lokalizuar në Shqipëri kur mëngjesin e 8 nëntorit, karabinierët e Njësisë Hetimore, ekzekutuan një urdhër, të lëshuar nga Gjykata e Romës, ndaj 12 personave, shtetas italianë dhe shqiptarë, të dyshuar për vepra të ndryshme penale që lidhen me trafikun dhe tregtimin e drogës.

Hetimi nisi në shkurt të 2022, nga operacioni "Tritone", i kryer nga Karabinierët e Njësisë Hetimore të Romës, të cilët kishin goditur një "Ndrangheta" "lokale" në komunat Anzio dhe Nettuno, dedikuar jo vetëm ndaj trafikut të drogës por edhe kushtëzimit të jetës politike lokale dhe kontrollit të aktiviteteve ekonomike dhe dhënies së kontratave lokale. 

Në veçanti, në hetimin Tritone u dokumentua se si një nga anëtarët e "Ndrangheta-s", duke pasur aftësinë të importonte ngarkesa të mëdha narkotike nga Amerika e Jugut, për të përfituar të ardhura të mëtejshme, kishte zgjeruar aktivitetet e tij të shitjes së drogës nga komunat e Anzios dhe Nettuno në komunat e tjera, duke ndërthurur biznesin e tij me ato të klanit. 

Atë mëngjes, 29-vjeçari shqiptar ishte lokalizuar nga karabinierët në Shqipëri, për të cilin ndaj tij ishte lëshuar një urdhër arresti evropian dhe ishte aktivizuar Shërbimi i Bashkëpunimit Policor Ndërkombëtar. I riu u kap në bordin e një fluturimi të planifikuar që vinte nga Tirana dhe u nis për në aeroportin e Karlsruhe/Baden-Bade, ku policia gjermane e ndaloi.

gjermani ndragheta

Sondazh

Poll