Aktualitet

Plagosje me thikë të Kodra e Priftit në Tiranë, kunati qëllon kunatin

Mësohet se në lagjen Kodrat e Priftit kunati ka goditur me thikë kunatin e tij.

3 Dhjetor 2023, 16:41 Nga I.A

Plagosje me thikë të Kodra e Priftit në Tiranë, kunati

TIRANË- Një plagosje me thikë ka ndodhur mesditen e sotme në Tiranë. Mësohet se në lagjen Kodrat e Priftit kunati ka goditur me thikë kunatin e tij.

Ende nuk dihen shkaqet e ngjarjes, por dyshohet se ka ndodhur për motive të dobta. I plagosuri është dërguar në spital për të marrë ndihmë mjekësore dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën. 

Njoftimi i Policisë:

Tiranë/Informacion paraprak Më datë 03.12.2023, rreth orës 15:35, në SUT është paraqitur për ndihmë mjekësore shtetasi S. H., 57 vjeç, banues në lagjen "Kodra e Priftit", i cili në banesë, gjatë një konflikti me kunatin e tij, shtetasin S. T., 57 vjeç, është dëmtuar në dorë, me mjet prerës. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të konfliktit.

plagosje me thike ne tirane

Sondazh

Poll

Aktualitet 3 Dhjetor 2023, 15:51 I.A

Të gjithë jemi të barabartë

Special Olympics ELBASAN- Mosha të ndryshme, gjini të ndryshme dhe të rinj me ose pa aftësi të kufizuara, ky është ...