Bota

'S'dua ta imagjinoj se në ç'gjendje u la motra në makinë'/ Vëllai i Liridonës i përlotur para Gjykatës: Fëmijët s'e dinë ende se nëna e tyre ka vdekur

Në hyrje të godinës ai është shfaqur i përlotur teksa ka thënë se është i tronditur për ngjarjen dhe kërkoi që drejtësia e Kosovës të japë dënimin e merituar për autorët. Ai gjithashtu ka treguar se dy fëmijët e të ndjerës nuk janë ende në dijeni të vrasjes së nënës së tyre, edhe pse kanë parë çdo gjë.

3 Dhjetor 2023, 11:17 Nga a.l
'S'dua ta imagjinoj se në ç'gjendje u la motra
Leonard Ademaj

KOSOVË- Leonard Ademaj, vëllai i 30-vjeçares Liridona Ademaj e cila u vra pak ditë më parë me porosi të bashkëshortit të saj, ka qenë sot i pranishëm në Gjykatën e Prishtinës ku është mbajtur senaca për Naim Murselin dhe dy bashkëpunëtorët e tij. Në hyrje të godinës ai është shfaqur i përlotur teksa ka thënë se është i tronditur për ngjarjen dhe kërkoi që drejtësia e Kosovës të japë dënimin e merituar për autorët. Ai gjithashtu ka treguar se dy fëmijët e të ndjerës nuk janë ende në dijeni të vrasjes së nënës së tyre, edhe pse kanë parë çdo gjë.

"Liridona u vra në mënyrën më mizore dhe makabre që mund të jetë. Ishte grua, motër dhe nanën e fuqishme dhe doli të jetë heroinë dhe për fëmijët e saj. Ne po e përmbajmë vetën sepse ajo nuk donte asnjëherë të na shihte në këtë gjendje. Pasi ka mrri në Prishtinë, ka folur me babin dhe e i ka kallxu që kanë mbërri por që po shkojnë me hangër darkë. Unë isha në punë dhe më telefonoi gruaja më tha që e kanë vrarë Liridonën, unë mendova që djalin e axhës sepse ai e ka emrin Liridon. Gjendja në shtëpi ka qenë shumë keq, prindërit kanë qenë të alivanosur. Nuk doja me besu që Liridona ka vdekë, kam shkuar në spital Gjakovë dhe kam kërkuar me ju jep qetësues prindërve dhe vazhduam rrugën për në Prishtinë. Dajë na kan dal përpara na kanë sulmu, na kan lyp paret unë nuk jau kom jep. Jemi kon kerr na ka marrë babi kemi ec rrugës, e kemi harru mamin në kerr. Nuk mundem me imagjinu në çfarë gjendje ka qenë motra ime kur e ka pa burrin tu ik nga vetura me dy fëmijët”, tregon vëllai i së ndjerës se çfarë i thanë fëmijët. 

leonard ademaj liridona murseli

Sondazh

Poll