Bota

Terror në Paris/ Sulm me thikë dhe çekiç pranë kullës Eiffel, 1 viktimë, 2 të plagosur, autori: Isha i zemëruar nga situata në Gaza

Viktima është një burrë, turist gjerman i lindur në Filipine, ndërsa dy të tjerë pësuan lëndime jashtë rrezikut për jetën.  Një nga oficerët e policisë që u përgjigj në vendngjarje përdori një taser për të neutralizuar sulmuesin. 

3 Dhjetor 2023, 07:42 Nga a.l
Terror në Paris/ Sulm me thikë dhe çekiç pranë
Francë

PARIS- Një sulm me thika dhe çekiçë në Paris pranë kullës Eiffel ka shkaktuar 1 viktimë dhe 2 persona të tjerë të plagosur. Siç raportojnë mediat e huaja, ngjajra ka ndodhur në qendër të Parisit në Bir Hakeim dhe në pranga është vënë një person, shtetas francez i njohur më parë për shërbimet e inteligjencës. 

Viktima është një burrë, turist gjerman i lindur në Filipine, ndërsa dy të tjerë pësuan lëndime jashtë rrezikut për jetën.  Një nga oficerët e policisë që u përgjigj në vendngjarje përdori një taser për të neutralizuar sulmuesin. 

I dyshuari kishte bërtitur “Allahu Akbar” para se të kryente sulmin ndërsa i tha policisë se ishte i mërzitur me situatën në Gaza dhe se shumë myslimanë po vdisnin në Afganistan dhe në Palestinë. Autori nuk është një emër i panjohur për drejtësinë pasi rezulton i dënuar me katër vjet burg në vitin 2016 për planifikimin e një sulmi tjetër dhe ishte në listën e vëzhgimit të shërbimeve franceze të sigurisë, si dhe njihej gjithashtu për çrregullime psikiatrike. 

sulm me thike ne france

Sondazh

Poll