Bota

RAPORTI i fundit: Thellohet bilanci i viktimave në Gaza, shkon në mbi 15 mijë, 193 persona u vranë pas përfundimit të armëpushimit

Sipas njoftimit, që nga fillimi i konfliktit, sulmet izraelite kanë vrarë 280 personel mjekësor, ndërsa 31 të tjerë, duke përfshirë drejtorin e spitalit Al-Shifa, Mohammad Abu Salmiya, janë vënë në pranga. 

3 Dhjetor 2023, 08:02 Nga a.l
RAPORTI i fundit: Thellohet bilanci i viktimave në Gaza, shkon në mbi
Gaza

GAZA- Sipas raportit të fundit të përditësuar nga autoritetet, numri i të vdekurve nga sulmet izraelite në Rripin e Gazës është rritur në 15,207 që nga fillimi i konfliktit më 7 tetor, shkruajnë mediat e huaja. 

“70% e viktimave janë fëmijë dhe gra, dhe më shumë se 40,652 persona janë lënduar. Okupimi (forcat) vazhdon të zgjerojë bombardimet e tij ndaj civilëve pas përfundimit të pauzës humanitare”, tha zyra për media.

Sipas njoftimit, që nga fillimi i konfliktit, sulmet izraelite kanë vrarë 280 personel mjekësor, ndërsa 31 të tjerë, duke përfshirë drejtorin e spitalit Al-Shifa, Mohammad Abu Salmiya, janë vënë në pranga. 

Rreth 130 qendra shëndetësore janë vënë në shënjestër, ndërsa 20 spitale dhe 46 qendra mjekësore janë jashtë shërbimit. Ushtria izraelite rifilloi bombardimet në Rripin e Gazës herët të premten pasi shpalli fundin e një pauze humanitare njëjavore. Sipas Ministrisë së Shëndetësisë në Gaza, të paktën 193 palestinezë janë vrarë dhe 652 janë plagosur që nga e premtja në sulmet ajrore izraelite. Numri zyrtar i të vdekurve në Izrael është 1200. 

lufta izrael-palestine

Sondazh

Poll