Bota

Izraeli pezulloi armëpushimin, Hamas i kundërpërgjigjet me 'breshëri' raketash në Tel Aviv

Të shtunën, krahu i armatosur i Hamas, Brigadat Al-Qassam, raportoi se kishin bombarduar Tel Avivin me një breshëri raketash. Ky ishte sulmi i parë me raketa në qytet që nga 20 nëntori dhe ishte në përgjigje të sulmeve të reja izraelite në Rripin e Gazës. 

3 Dhjetor 2023, 09:11 Nga a.l
Izraeli pezulloi armëpushimin, Hamas i kundërpërgjigjet me
Foto ilustruese

GAZA- Ushtria izraelite ka vijuar bombardimin e Rripit të Gazës, pavarësisht thirrjeve të ndërkombëtarëve për të mbrojtur civilët. Gjatë natës, ushtria izraelite tha se goditi më shumë se 400 objektiva.

Të shtunën, krahu i armatosur i Hamas, Brigadat Al-Qassam, raportoi se kishin bombarduar Tel Avivin me një breshëri raketash. Ky ishte sulmi i parë me raketa në qytet që nga 20 nëntori dhe ishte në përgjigje të sulmeve të reja izraelite në Rripin e Gazës. 

Sipas raportit të fundit të përditësuar nga autoritetet, numri i të vdekurve nga sulmet izraelite në Rripin e Gazës është rritur në 15,207 që nga fillimi i konfliktit më 7 tetor. 

Rreth 130 qendra shëndetësore janë vënë në shënjestër, ndërsa 20 spitale dhe 46 qendra mjekësore janë jashtë shërbimit. Ushtria izraelite rifilloi bombardimet në Rripin e Gazës herët të premten pasi shpalli fundin e një pauze humanitare njëjavore. Sipas Ministrisë së Shëndetësisë në Gaza, të paktën 193 palestinezë janë vrarë dhe 652 janë plagosur që nga e premtja në sulmet ajrore izraelite. Numri zyrtar i të vdekurve në Izrael është 1200. 

 

lufta izrael-palestine

Sondazh

Poll