Bota

Vrasja e Liridona Ademajt, mbërrijnë në gjykatë familjarët e saj

Tre të dyshuarit, burri i saj Naim Murseli si dhe dy të dyshuarve të tjerë Granit Plava dhe Kushtrim Kokalla kanë mbërritur po ashtu në gjykatë.

3 Dhjetor 2023, 10:32 Nga a.l
Vrasja e Liridona Ademajt, mbërrijnë në gjykatë
Familjarët

KOSOVË-  Familjarët e Liridona Ademajt kanë mbërritur në Gjykatën Themelore në Prishtinë, ku mbahet seanca gjyqësore për Liridona Ademajn. Vëllai i të 30-vjeçares do të dorëzojë sot kërkesën për zhvarrimin e motrës. 

Tre të dyshuarit, burri i saj Naim Murseli si dhe dy të dyshuarve të tjerë Granit Plava dhe Kushtrim Kokalla kanë mbërritur po ashtu në gjykatë.

30-vjeçarja u vra të mërkurën, më 29 nëntor, në rrugën “Dalip Alshiqi” në Prishtinë. Fillimisht, Policia e Kosovës, e ka raportuar rastin si “grabitje me pasoja të vrasjes”. Ndërsa, dy ditë më vonë, më 1 dhjetor, Policia ka njoftuar për arrestimin e dy personave: Granit Plava dhe Naim Murseli, bashkëshortin e viktimës, të dyshuar për vrasjen e saj. Murseli pak kohë më parë i ka paguar sigurimin jetësor Liridona Ademajt në një kompani të fuqishme suedeze. Sigurimi jetësor ndër të tjera garantonte që në rast të ndonjë fatkeqësie apo tragjedie jetësore, sigurimi mund të mbulonte shpenzimet deri në 20 milionë euro. Murseli dyshohet se ka qenë në dijeni për këtë shumë shpaguese dhe organizoi fundin tragjik të nënës së dy fëmijëve të tij për t'i siguruar këto para.

vritet liridona murseli

Sondazh

Poll