Bota

Siria dhe Irani akuza Izraelit: Sulmoi Damaskun dhe vrau dy gardistë

Prania ushtarake e Iranit në Siri ka qenë një shqetësim i madh për Izraelin, i cili është zotuar të ndalojë shtrirjen iraniane përgjatë kufirit të tij verior.

2 Dhjetor 2023, 17:54 Nga A.TH
Siria dhe Irani akuza Izraelit: Sulmoi Damaskun dhe vrau dy gardistë
foto ilustruese

TEHERAN- Irani bëri me dije sot se një sulm ajror izraelit në Siri vrau dy anëtarë të Gardës Revolucionare. Portali i lajmeve të Gardës identifikoi dy anëtarët si Mohammad Ali Ataei Shourcheh dhe Panah Taghizadeh dhe tha se ata po kryenin një mision në Siri. Sulmet ajrore izraelite goditën disa zona në periferi të kryeqytetit Damask, shkruajnë mediat e huaja. 

Vëzhguesit sirian për të Drejtat e Njeriut, një monitorues i luftës i opozitës me bazë në Mbretërinë e Bashkuar, tha se sulmet goditën zonën jugore të Damaskut, Sayyida Zeinab, ku ka forca ushtarake që janë mbështetëse të Hezbollahut.

Ai tha se sulmi vrau dy shtetas sirianë dhe dy të huaj dhe u plagosën pesë të tjerë. Ky zhvillim i fundit ka të ngjarë të rrisë tensionet midis Izraelit dhe Iranit, i cili ka qenë një mbështetës i vendosur i Hamasit, raportojnë mediat e huaja.

Prania ushtarake e Iranit në Siri ka qenë një shqetësim i madh për Izraelin, i cili është zotuar të ndalojë shtrirjen iraniane përgjatë kufirit të tij verior. Siria e ka akuzuar Izraelin për kryerjen e qindra sulmeve ndaj objektivave në pjesët e kontrolluara nga qeveria vitet e fundit, por Izraeli rrallëherë i ka pranuar sulme të tilla.

siri iran

Sondazh

Poll