Aktualitet

Miratohet bonusi i fundvitit për pensionistët, shpërndarja nis ditën e hënë

Ministria e Financave konfirmoi sot se bonusi i fundvitit do të shpërndahet së bashku me pensionet mujore përgjatë muajit dhjetor nga Instituti i Sigurimeve Shoqërore.

2 Dhjetor 2023, 11:00 Nga A.B
Miratohet bonusi i fundvitit për pensionistët, shpërndarja nis
Pensioniste

TIRANË- Nga dita e hënë nis shpërndarja e bonusit për pensionistët! Këshilli i Ministrave ka miratuar vendimin për shpërblimin e pensionistëve dhe personave të tjerë që përfitojnë trajtime financiare me bonusin e fundvitit, në masën 5 mijë lekë, me një fond total prej 3.5 miliardë lekësh.

Ministria e Financave konfirmoi sot se bonusi i fundvitit do të shpërndahet së bashku me pensionet mujore përgjatë muajit dhjetor nga Instituti i Sigurimeve Shoqërore. 

Shpërblimi mund të tërhiqet nga përfituesit edhe pas festave të fundvitit.

Ky është bonusi i dytë që jepet brenda këtij viti, pas atij të akorduar në muajin prill, nga i cili do të përfitojnë rreth 700 mijë pensionistë, por edhe kategori të tjera, që përfitojnë trajtime financiare.

pensionistet

Sondazh

Poll