Aktualitet

Sherr me thika mes vëllezërve në Çorovodë, njëri përfundon në spital i plagosur

Njëri nga vëllezërit ka mbetur i plagosur me thikë dhe është nisur me urgjencë në spital për ndihmë mjekësore.

2 Dhjetor 2023, 10:49 Nga h.k
Sherr me thika mes vëllezërve në Çorovodë, njëri
Foto ilustruese

ÇOROVODË- Dy vëllezër janë konfliktuar me mjete prerëse ditën e sotme në Çorovodë mes njëri-tjetrit. Njëri nga vëllezërit ka mbetur i plagosur me thikë dhe është nisur me urgjencë në spital për ndihmë mjekësore.

Policia ka vendosur në pranga Elidon Mançen, 46 vjeç autorin e plagosjes. Uniformat blu vijojnë hetimin për veprime të mëtejshme. 

NJOFTIMI I POLICISË

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Skrapar arrestuan shtetasin E. M., 46 vjeç, banues në Çorovodë, pasi mbrëmjen e djeshme, për shkak të një konflikti për motive të dobëta, ka dëmtuar me mjet prerës (thikë), vëllanë e tij, i cili po merr ndihmë mjekësore në spital dhe është jashtë rrezikut për jetën.

sherr me thika ne çorovode elidon mançe

Sondazh

Poll