Aktualitet

51-vjeçari humbi jetën duke punuar në HEC, arrestohet drejtuesi i kamionçinës në Gramsh

Ngjarja ndodhi dje në fshatin Lënie, ku humbi jetën F. V., 51 vjeç, pasi u dëmtua nga automjeti i firmës ku punonte për ndërtimin e një HEC-i.

2 Dhjetor 2023, 09:50 Nga A.B
51-vjeçari humbi jetën duke punuar në HEC, arrestohet drejtuesi
Momenti i arrestimit

GRAMSH- Policia në Gramsh ka arrestuar një drejtues kamioçine të një firme, i cili kreu manovra të gabuara dhe si pasojë u dëmtua 51-vjeçari që gjeti vdekjen dje në fshatin Lenie.

Ngjarja ndodhi dje në fshatin Lënie, ku humbi jetën F. V., 51 vjeç, pasi u dëmtua nga automjeti i firmës ku punonte për ndërtimin e një HEC-i.

Në pranga ra K. H., 53 vjeç, banues në fshatin Mollas, për veprën penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”. Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua automjeti kamionçinë që dëmtoi shtetasin F. V.

arrestim ne gramsh

Sondazh

Poll