Aktualitet

Vrasja e 27-vjeçarit në Gjermani, autor një shqiptar, pista kryesore dyshohet prishja e pazare të drogës

Familjarët e të ndjerit janë njoftuar 3 ditë më parë nga të afërm të tjerë për vdekjen e Alonsos i cili kishte prej me shumë se 3 vitesh qe jetonte mes Gjermanisë dhe Francës.

2 Dhjetor 2023, 09:43 Nga Dosja.al
Vrasja e 27-vjeçarit në Gjermani, autor një shqiptar, pista
Reols Hysneli

TIRANË- Detaje të reja janë zbardhur nga vrasja e 27-vjeçarit shqiptar në Gjermani, Reols Hysneli.

27-vjeçari është vrarë po nga një shtetas shqiptar, që dyshohet të jetë 17-vjeç. Autoritetet gjermane kanë bashkëpunuar me familjarë të viktimës për të zbardhur më tepër detaje dhe për identifikimin pasi 27-vjeçari nuk ka pasur dokumentet identifikuese.

Familjarët e të ndjerit janë njoftuar 3 ditë më parë nga të afërm të tjerë për vdekjen e Alonsos i cili kishte prej me shumë se 3 vitesh qe jetonte mes Gjermanisë dhe Francës.

Dyshimet kryesore janë për prishjet e pazareve të drogës, megjithatë i riu në Shqipëri nuk rezulton me precedent penal./Dosja.al

reols hysneli

Sondazh

Poll