Politike

Kuvendi i Partisë Demokratike, Berisha mbërrin me vajzën dhe bashkëshorten

Berisha u prit me brohoritje nga të pranishmit, teksa i përshëndeti me dy gishtat lart.

2 Dhjetor 2023, 12:00 Nga A.B
Kuvendi i Partisë Demokratike, Berisha mbërrin me vajzën dhe
Sali Berisha

TIRANË- Ditën e sotme, kryedemokrati Sali Berisha ka mbledhur Kuvendin Kombëtar të Partisë Demokratike. Ai është shoqëruar nga bashkëshortja e tij, Lirie Berisha dhe vajza, Argita Malltezi, ku do të votëbesohet si kryetar i Partisë Demokratike për humbjen e zgjedhjeve të 14 Majit.

Berisha u prit me brohoritje nga të pranishmit, teksa i përshëndeti me dy gishtat lart.

Ish-kryeministri u ul përkrah bashkëshortes mes deputetëve të PD-së, që e mbështesin. Në këtë mbledhje do të bëhet votëbesimi i tij kryetarit të Partisë nga anëtarët e Kuvendit Kombëtar./Dosja.al

sali berisha kuvendi kombetar i pd 2 dhjetor 2023

Sondazh

Poll