Politike

Komisioni i Ekonomisë miraton pr.buxhetin e vitit 2024, pritet të votohet në parlament

Pr.buxheti i vitit 2024 i kalon Kuvendit për miratim më 7 dhjetor.

1 Dhjetor 2023, 13:59 Nga Dosja.al
Komisioni i Ekonomisë miraton pr.buxhetin e vitit 2024, pritet të
Kuvendi

TIRANË- Komisioni i Ekonomisë miratoi sot pr/buxhetin për vitin 2024, duke pranuar dhe shtesën e fondeve për 19 institucione ndërsa u rrëzuan të gjitha amendimet e PD,

Me dakordësi të Ministrisë së Financave, komisioni pranoi shtimin e fondeve për disa institucione kryesisht në institucionet e drejtësisë. Janë pranuar 19 kërkesa të institucioneve për shtim buxheti dhe 2 kërkesa për shtesa punonjësish pa ndikim në rritjen e fondeve.

Në total shtesat e buxhetit arrijnë në 1.123 mld lekë dhe shtesat e stafit janë 63 punonjës të ri në institucionet publike. Pr.buxheti i vitit 2024 i kalon Kuvendit për miratim më 7 dhjetor./Dosja.al

komisioni i ekonomise buxheti 2024

Sondazh

Poll