Politike

Protestat e opozitës nisin më 8 dhjetor? Berisha: S’do jenë të zakonshme!

Berisha u shpreh se protestat nuk do të jenë të zakonshme, por do të kenë formën e mosbindjes civile

1 Dhjetor 2023, 12:35 Nga A.B
Protestat e opozitës nisin më 8 dhjetor? Berisha: S’do jenë
Sali Berisha

TIRANË- Kryedemokrati Sali Berisha ka deklaruar se nuk ka një vendim që protestat e opozitës të nisin më datën 8 dhjetor, por theksoi se në momentin që do të nisin, do të jenë pa kthim. Berisha u shpreh se protestat nuk do të jenë të zakonshme, por do të kenë formën e mosbindjes civile.

“Nuk një vendim të tillë, por protestat kur të fillojnë nuk do ndalojnë. Beteja pa kthim, që do të thotë nuk do ndalojnë. Nuk do jenë protesta të zakonshme, do jenë protesta të mosbindjes civile që Shqipëria nuk ka njohur deri në sot”, tha Berisha.

sali berisha

Sondazh

Poll