Politike

Shtyhet afati për rritjen e taksës së karbonit për qymyrin, Braçe kundër: Këto kompani po ndotin dyfish mjedisin

Rritja e taksës së karbonit do të hyj në fuqi më 1 korrik të vitit 2026 dhe jo në 1 janar 2024.

1 Dhjetor 2023, 11:53 Nga A.B
Shtyhet afati për rritjen e taksës së karbonit për qymyrin,
Komisioni

TIRANË- Ditën e sotme, komisioni i Ekonomisë ka pranuar kërkesën e kompanive të sektorit të industrisë së prodhimit të çimentos, çelikut dhe ferro-kromit, për të shtyrë në kohë afatin për të rritur taksën e karbonit për qymyrin. Rritja e taksës së karbonit do të hyj në fuqi më 1 korrik të vitit 2026 dhe jo në 1 janar 2024.

Kundër këtij vendimi ishte deputeti socialist, Erion Braçe. Ai u shpreh:

"Ne ju kemi dhënë shumë favore këtyre fabrikave. Asaj të madhes në fushë Krujë u dha mundësia e privatizimi, fabrikave të tjera në këtë zonë ju është dhënë me ligj parlamenti me koncesion, ju është dhënë leja për të ngritur një fabrikë çimento dhe ju është dhënë me ligj parlamenti sipërfaqe e paimagjinueshme pyjore. Pas këtyre favore ato nuk mund të zgjidhnin zgjidhjen më ordinere të mundshme. Kanë zgjedhur teknologjinë më të rëndë të mundshme, atë të qymyrit, dhe ndotin dyfish mjedisin. Po të shohësh në mëngjes, sepse punojnë natën dhe pa filtra, kur bie vesa apo shiu e shikon nëpër makina. Mendoj se koha që ju është vënë në dispozicion është shumë e gjatë për atë qëllim që ne kemi, të godasim efektin e karbonit dhe të mos ndotin ambientin. Sa ju takon kostove, këto fabrikat e çimentos, rritën çmimet pa asnjë lloj ndikimi, dhe për pasojë u rrit çmimi në ndërtim. Ata kishin vetëm impaktin e energjisë elektrike. Këto kompanitë duhet të kuptojnë se biznesi nuk bëhet pa lek, dhe fitimi të jetë shumë i madh"

Projektligji për ndryshimin e ligjit për “Taksat Kombëtare”, parashikonte që të rritet sipas një kalendari taksa e karbonit për qymyrin nga 3 lekë/kg qymyr që është sot, të shkojë në të paktën 15.3 lekë/kg qymyr në vitin 2030. Synimi i këtij projektligji është ulja e ndotjes nga emetimi i karbonit, nga kjo taksë preken industria e çimentos, ajo e çelikut, si dhe industria e prodhimit të ferro-kromit. Faza fillestare e tij ishte parashikuar në 1 janar 2024, por që është shtyrë në 1 korrik 2026.

erion brace taksa e karbonit per qymyrin

Sondazh

Poll