Politike

"Dëshira është që të jenë"/ Berisha përgjigjet për mospjesëmarrjen e grupit të Bardhit në Kuvend: Nuk kam hatërmbetje

Berisha tha se grupi parlamentar i PD-së është i bashkuar në betejën e tij dhe është përcaktues në projektin opozitar.

1 Dhjetor 2023, 13:00 Nga h.k
"Dëshira është që të jenë"/ Berisha
Sali Berisha

TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha i ka dhënë përgjigje paraditen e sotme pyetjes së gazetarëve për mospjesëmarrjen e grupit të Bardhit në Kuvendin Kombëtar të 2 Dhjetorit. Berisha tha se grupi parlamentar i PD-së është i bashkuar në betejën e tij dhe është përcaktues në projektin opozitar.

Kryedemokrati tha se nuk ka hatërmbetje midis tij dhe grupit të Bardhit, edhe pse sipas Berishës dëshira do të ishte që ata të merrnin pjesë.  

"Grupi Parlamentar është i bashkuar, do e kuptojmë këtë si një proces. Është apo jo i bashkuar po e dëshmon beteja që po bëjnë në Parlament, e fshinë Parlamentin monist, e mbushën me bodyguard, e futën në zoom etj. Ishim bashkë aty kur Rama erdhi me autokolonë makinash sikur të ishte Kim Jong Un, jo si kryeministri i një vendi anëtar i NATO. Grupi është simbol i qëndresës së PD, probleme të cilat nuk i injoroj janë në zgjidhje e sipër. Ky është një proces statutor, i nesërmi. Ka qëllim të përcaktojë për çdo demokrat projektin tonë, kjo është. Dëshira është që të jenë, por absolutisht bashkëpunimi do të vazhdojë sikur ka qenë në sallë.”- tha Berisha. 

sali berisha kuvendi kombetar 2 dhjetor

Sondazh

Poll