Politike

Debate në Këshillin Bashkiak të Lezhës për Refugjatët, anëtarët e PS: Rama nuk na pyeti për vendimin

Gjatë diskutimit opozita ka shprehur ankimin se Lezha nuk mund të kthehet në qendër pritëse kur në nuk janë të plotësuara disa kushte.

1 Dhjetor 2023, 13:59 Nga h.k
Debate në Këshillin Bashkiak të Lezhës për
Foto ilustruese

LEZHË- Debate të forta kanë ndodhur në Këshillin Bashkiak të Lezhës ditën e sotme në lidhje me marrëveshjen e refugjatëve të ndërrmarë nga qeveria shqiptare dhe italiane. Sipas Syri.net, opozita kërkoi shpjegim në lidhje me dijeninë e marrëveshjes nga ana e pushtetit lokal dhe me konsultimet e tyre me komunitetin.

Gjatë diskutimit opozita ka shprehur ankimin se Lezha nuk mund të kthehet në qendër pritëse kur në nuk janë të plotësuara disa kushte.

Nga ana tjetër anëtarët e Partisë Socialiste janë shprehur se vendimi është marrë nga qeveria i pakonsultuar me Bashkinë e Lezhës edhe konkretisht me Kryetarin e Bashkisë Pjerin Ndreu. Opozita kërkoi interperlancë me Ndreun por shumica nuk e miratoi në rend dite si pikë të zhvillimit të mbledhjes. 

marreveshja e refugjateve ne lezhe

Sondazh

Poll