Bota

Organizoi vrasjen e gruas në sy të djemve/ Naim Murseli dhe bashkëpunëtorë e tij dalin nesër para Gjykatës Themelore në Kosovë

Sipas zëdhënëses Mirlinda Gashi së gjykatës bëhet me dije se seanca gjyqësore do të nisi nesër në orën 9:30.

2 Dhjetor 2023, 11:55 Nga h.k
Organizoi vrasjen e gruas në sy të djemve/ Naim Murseli dhe
Naim Murseli

KOSOVA- Naim Murseli dhe dy bashkëpunëtorët e tij Granit Gllava dhe Kushtrim Kokalla do të dalin ditën e nesërme përpara Gjykatës Themelore në Prishtinë për tu njohur me masën e sigurisë. Sipas zëdhënëses Mirlinda Gashi së gjykatës bëhet me dije se seanca gjyqësore do të nisi nesër në orën 9:30.

Naim Murseli është arrestuar si i dyshuari kryesor për organizimin e vrasjes së bashkëshortes së tij Liridona Murselit.  

Si ndodhi ngjarja? 

Familja Murseli dyshohet se u përballën fillimisht me disa grabitës, të cilët u morën sendet me vlerë dhe më kanë qëlluar me armë. Njëri nga plumbat ka prekur 33-vjeçaren, Liridona Murseli duke e lënë të vdekur në vend. Kjo ngjarje ka tronditur jo vetëm familjen Murseli, por të gjithë opinionin publik. Policia njoftoi se dhe hetimet tashëm kanë nisur për të zbardhur rrethanat dhe motivet e rastit. Naim Murseli, para zyrtarëve policorë për ngjarjen tragjike u ka thënë hetuesve se ndodhej bashkë me gruan dhe fëmijët në makinë, kur papritmas u kanë zënë pritë me një tjetër automjet disa grabitës, të cilët i grabitën.

Murseli u ka thënë hetuesve policorë se grabitësit fillimisht u kanë kërkuar gjërat me vlerë, duke marrë paratë dhe telefonat. Ai është shprehur se në këtë situatë të tmerrshme është detyruar të largojë fëmijët nga makina, por aty mbeti bashkëshortja e cila u vra me armë zjarri. Autorët dyshohen të kenë qenë 2 persona. Njëri prej tyre ka qenë i armatosur ndërsa tjetri drejtonte automjetin tip 'BMë' me targa të huaja.

vrasja e liridona murselit naim murseli

Sondazh

Poll