Bota

ME VIDEO- Organizoi vrasjen me gjakftohtësi, pamjet kur Naim Murseli priste ngushëllime në varrimin e gruas

Gjatë kësaj kohe Naim Murselit iu desh që ta luante rolin të premten të shfaqej para kamerave, teksa përcillte për në banesën e fundit nënën e dy fëmijëve të tij.

2 Dhjetor 2023, 11:16 Nga A.B
ME VIDEO- Organizoi vrasjen me gjakftohtësi, pamjet kur Naim Murseli priste
Naim Murseli

KOSOVË-Vrasja e Liridona Murselit dy ditë më parë në Prishtinë ka tronditur opinionin publik. Naim Murseli pagoi 30 mijë euro për vrasjen e gruas, Liridonën duke inskenuar një grabitje. 30-vjeçarja mbeti e vrarë mbrëmjen e së mërkurës, 29 nentor, teksa udhëtonte me makinë me bashkëshortin e saj Naim Murseli dhe dy fëmijët e tyre të vegjël. Një person u doli para dhe u kërkoi që t’i jepnin sendet me vlerë. Por në rrethana të paqarta, teksa Naimi mori dy fëmijët, bashkëshortja e tij 30-vjeçare u qëllua për vdekje. 

Megjithatë, gjatë kësaj kohe Naim Murselit iu desh që ta luante rolin të premten të shfaqej para kamerave, teksa përcillte për në banesën e fundit nënën e dy fëmijëve të tij.



naim murseli vritet liridona murseli

Sondazh

Poll