Bota

Flet vëllai i Liridonës: Do ta zhvarrosim trupin, i kemi dhënë dy ditë kohë familjes Murseli

Ai tha se i kanë dhënë dy ditë ditë besë familjes Murseli.

2 Dhjetor 2023, 09:40 Nga A.B
Flet vëllai i Liridonës: Do ta zhvarrosim trupin, i kemi
Varrimi

KOSOVË-Policia e Kosovës ka arrestuar mbrëmë tre të dyshuar për vrasjen e Liridona Ademajt, përfshirë edhe bashkëshortin e saj, Naim Murselin, i cili dyshohet se e ka porositur vrasjen e saj. Pas arrestimeve, janë deklaruar nga familja Ademaj. Vëllau i Liridonës, Liridon Ademaj ka thënë se do të zhvarrosin trupin e familjares së tyre, e cila dje u varros në varrezat e familjes Murseli.

“S’ka pas problem, asnjëherë. Motra jonë ishte e ndershme. Po është e vërtetë do zhvarrosim trupin e saj nga atje me dashje ose pa dashje”, ka deklaruar Ademaj.

Ai tha se i kanë dhënë dy ditë ditë besë familjes Murseli.

I kemi dhënë dy ditë kohë, edhe shumë e kanë”, ka deklaruar ai.

vritet liridona murseli

Sondazh

Poll