Bota

"I tmerruar nga vrasja e Liridonës"/ Kreu i OSBE-së në Kosovë: Një rast brutal, duhet të zgjohemi

Ai shprehet se ndihet i tmerruar nga ky" brutalitet femicit" edhe bën ftesë në angazhimin e 16 Ditëve të Aktivizmit kundër dhunës në familje. 

2 Dhjetor 2023, 10:27 Nga h.k
"I tmerruar nga vrasja e Liridonës"/ Kreu i OSBE-së në
Michael Davenport

PRISHTINË-Michael Davenport, Kreu i OSBE-së në Kosovë ka reaguar në lidhje me vrasjen e Liridona Murselit në Prishtinë. Davenport me një status në rrjetet sociale ka bërë thirrje për solidaritet dhe sensibilizim në lidhje me rastin dhe raste të tjera të ngjashme.

Ai shprehet se ndihet i tmerruar nga ky "brutalitet femicit" edhe bën ftesë në angazhimin e 16 Ditëve të Aktivizmit kundër dhunës në familje. 

I tmerruar nga një rast tjetër brutal i femicidit në afërsi të Prishtinës – teksa shënojmë 16 Ditët e Aktivizimit kundër dhunës në familje. Thirrje zgjimi për të gjithë ne – #VeproTani #StopFemicidit”, është shprehur. 

Si ndodhi ngjarja? 

Familja Murseli dyshohet se u përballën fillimisht me disa grabitës, të cilët u morën sendet me vlerë dhe më kanë qëlluar me armë. Njëri nga plumbat ka prekur 33-vjeçaren, Liridona Murseli duke e lënë të vdekur në vend. Kjo ngjarje ka tronditur jo vetëm familjen Murseli, por të gjithë opinionin publik. Policia njoftoi se dhe hetimet tashëm kanë nisur për të zbardhur rrethanat dhe motivet e rastit. Naim Murseli, para zyrtarëve policorë për ngjarjen tragjike u ka thënë hetuesve se ndodhej bashkë me gruan dhe fëmijët në makinë, kur papritmas u kanë zënë pritë me një tjetër automjet disa grabitës, të cilët i grabitën.

Murseli u ka thënë hetuesve policorë se grabitësit fillimisht u kanë kërkuar gjërat me vlerë, duke marrë paratë dhe telefonat. Ai është shprehur se në këtë situatë të tmerrshme është detyruar të largojë fëmijët nga makina, por aty mbeti bashkëshortja e cila u vra me armë zjarri. Autorët dyshohen të kenë qenë 2 persona. Njëri prej tyre ka qenë i armatosur ndërsa tjetri drejtonte automjetin tip 'BMW' me targa të huaja.

vritet liridona murseli

Sondazh

Poll